Një anglez bleu pa vetëdije Honda Civic-in e tij vetëm disa javë pasi ia vodhën nga rruga në Solihull, West Midlands. Ewan Valentine u shkatërrua kur i vodhën Honda Civic Type R. E dashura e tij u zgjua një mëngjes për të shkuar në punë me makinë, por e pa se ajo ishte zhdukur. E njoftuan policinë, por gjërat po ecnin ngadalë, kështu që ai filloi të interesohej për të tjera makina. Ai gjeti praktikisht një makinë identike me makinën e vjedhur, por me targa të ndryshme. “Pra, dukej perfekte”-tha 36-vjeçari Ewan.
Valentine përfundoi duke paguar 26,800 dollarë për Honda Civic-in e ri, por ai shpejt filloi të vinte re gjëra të çuditshme. Duke kontrolluar bagazhin, ai në bagazh gjeti disa gjëra që kishte pasur vetë ai në makinën e vjedhur. Pasi kontaktoi policinë, Ewan mësoi se numri i identifikimit të automjetit (VIN) nuk përputhej me atë të makinës së tij të vjetër, sepse hajdutët kishin bërë përpjekje të mëdha për ta zëvendësuar atë. “Ishte makina ime. Ata bënë kontrolle të mëtejshme dhe arritën të gjenin numrin origjinal të saj”-tha ai. Deri më tani, provat e mbledhura nga policia sugjerojnë se garazhi nga i cili Ewan kishte blerë makinën e tij të vjedhur nuk e kishte idenë se as ajo ishte vjedhur, ata ishin mashtruar nga hajdutët.