Showbiz

Një tjetër artiste ndahet nga bashkëshorti

Sia Furler është një tjetër emër që i shtohet listës së presonazheve që janë ndarë nga partnerët e tyre për vitin 2016. Këngëtarja dhe tekstshkruesja 40-vjeçare ka bërë publik lajmin ditën e mërkurë, se ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj Erik Anders Lang pas 2 vitesh martesë.

“Pas një konsiderate të madhe që kemi për njëri-tjetrin, ne kemi marrë vendimin të ndahemi si çift”, thuhet në një deklaratë të bërë nga zëdhënësi i këngëtares. “Megjithatë ne jemi të vendosur të mbetemi miq. Nuk do të ketë informacione të mëtejshme”.

Sia dhe Erik, i cili është një regjisor dokumentarësh, kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private në Kaliforni më 2 gusht 2014. Dyshja është munduar ta mbajë sa më larg syrit publik marrëdhënien. Hera e fundmi që ata janë fotografuar së bashku ka qënë në muajin shkurt.