Lojërat Olimpike po marrin vëmendjen e të gjithëve, teksa fare pak orë para se ato të zhvillohen kushdo është në pritje të këtij eventi sportiv. Pati shumë diskutime se nëse do t’ia dilnin apo jo të zhvilloheshin këtë vit Lojërat Olimpike, dukeqenë se ndikimet e pandemisë janë parë edhe këtu. Mirëpo, le t’i lëmë të gjitha këto pas, për aq kohë sa ato do të organizohen. Një nga diskutimet që ka vend tani është uniforma, teksa Lojërat Olimpike janë një event që bashkojnë sportin dhe veshjen.
Ralph Lauren është stilisti i uniformave të skuadrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe këtë vit. Si të mos ishin mjaftueshëm interesante veshjet e ekipit, kujtojmë se linja e veshjeve për ekipin e SHBA-ve do të dizenjohet nga Kim Kardashian.
Edhe pse kohë pas kohe uniformat e ekipit të SHBA-ve kanë ndryshuar, vetëm diçka mbeti e njejtë, pikërisht stili. Më poshtë hidhini një sy veshjeve të ekipit për gjatë viteve dhe me siguri do të ndani të njejtin mendim.
1920
1932
1952
1956
1960
1964
1968
1972
1976
1980
1984
1988
1992
1996
2000
2002
2004
2006
2008
