Teksa pandemia e Koronavirusit ka prekur mbi 185 shtete, shumë prej tyre i janë gjunjëzuar duke qëndruar akoma në izolim ndërsa në vende të tjera është bërë i detyrueshëm qëndrimi me maska në ambjente publike të mbyllura e jo vetëm.
Pak orë më parë OBSH ka shuar shpresat për prodhimin e një vaksine brenda këtij viti duke theksuar se kjo nuk do të ndodhë pasi vaksinës duhet t’i japim kohë.
“Po bëjmë progres, por që të jemi realistë, vaksina duhet pritur në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Duhet të jemi të drejtë me vaksinën sepse është një e mirë globale. Vaksinat nuk janë për të pasurit dhe nuk janë për të varfërit. Vaksinat janë për të gjithë”, deklaroi Mike Ryan, kreu i Programit të Emergjencave në Organizatë.