Aktualitet

OKB: Në Shqipëri transporti publik kaotik dhe me probleme

Transporti publik në Shqipëri është kaotik dhe me probleme. Ky është konkluzioni i  Komsionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara. Raporti vëren se ka një mospërputhje mes shtimit të fluksit të trafikut dhe kapaciteteve rrugore. Gjithashtu projektet rrugore cilësohen si të mangëta në sinjalistikë dhe shmangien e pikave kritike. Mungesa e parashikimit të parkimit dhe ndërtimet pa plan janë një problem permanent për kaosin në trafik theksohet në raportin e OKB-së.