Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Shpati, hyrja më e re në BBV u shpreh se banorët e kanë pritur shumë mirë.
Pjesa e surprizës me Dean dhe Nitën më ndihmoi të futem më lehtë në shtëpi. Kontakti i parë me Dean ishte shumë pozitiv. Unë jam single edhe jam i hapur për lidhje brenda shtëpisë. Nuk kam bërë plane, por ia kam lënë gjithçka rastesisë. Jam shumë spontan.
I pyetur për të dhënë një mendim mbi banorët e shtëpisë, Shpati u përgjigj.
Olta, impulsive. Kiara, e qetë, e ëmbël. Kejsi, e bukur. Kristi, më pozitiv nga sa duket. Luizi sulmues. Maestro, do te jetë lider. Jona e gjallë. Nita, shoqja ime. Dea, e di kur duhet me përdor strategjitë, do ta njohim me kalimin e kohës.
Kam pasur një lidhje jashtë që ka zgjatur 3 vjet dhe jam i përkushtuar ndaj personave. Ia lëmë kohës për të parë se çfarë rrjedhe do mari loja ime!