Showbiz

Pandemia e Covid-19 anulon edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Nobel”

Një tjetër event konfirmohet i anuluar për shkak të pandemisë së Koronavirusit që ka gjunjëzuar mbi 185 shtete.

Edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve “Nobel” është anuluar dhe këtë lajm e bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit Nobel, Lars Heikensten.

Ai theksoi se është e pamundur madje shumë e rrezikshme të mblidhen mbi 1300 persona në një sallë pavarësisht masave të rrepta që mund të meren.

Eventi që mbahet në muajin dhjetor në Suedi, zakonisht i shpall fituesit që në tetor por këtë vit ende nuk është vendosur si do të bëhet përzgjedhja.

“Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe t’u përshtaten rrethanave plotësisht të reja, por ne do t’u kushtojmë vëmendje të ndryshme fituesve të çmimeve, zbulimeve dhe veprave të tyre”, tha Heikensten në deklaratën e tij zyrtare.