Dita e sotme karakterizohet nga vranësira kalimtare e kthjellime, si edhe shira të dobët deri lokalisht mesatar, shoqëruar më shtrëngata në qarkun Shkodër, ndërsa në qarqet e tjerë ka reshje jo intensive.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit luhaten:
në bregdet: 17 / 23 °C
në vendet e ulëta: 14 / 25 °C
në vendet malore: 10 / 18 °C
Era fryn me drejtim jugperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, që përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.