Aktualitet

Parashikimi i motit, e premte 15 maj 2026!

Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët ishin prezente që në orët e para përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore. Në mesditë dhe pasdite, reshjet e shiut me intensitet të ulët bëhen prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, fiton shpejtësi deri në 14 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi i forcës 2-3 ballë.