Aktualitet

Parashikimi i motit, e shtunë 2 maj 2026!

Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura, përgjatë relieveve malore në mesditë e pasdite.

Pas orëve të pasdites ka mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët (pika) në orët e mesditës e pasdites, përgjatë relieveve malore.

Era fryn me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa në bregdet, male dhe lugina, hera-herës, era arrin deri 17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat variojnë nga 0 në 21 gradë Celsius.