Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura, me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje.
Përgjatë orëve të mesditës e deri në të pasdites, në veri, qendër e në relievet malore në lindje dhe jug ka reshje shiu të herëpashershme e me intensitet të ulët. Në relievet e larta malore në veri, lindje dhe jug të territorit, në mënyrë të izoluar reshjet e shiut janë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era fryn me drejtim jugperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, arrin shpejtësi deri në 17 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon, i forcës 3-4 ballë.