Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e enjte 17 prill 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot me alternime kthjellimesh e vranësira, të cilat pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët nga orët e mesditës fillimisht në zonën e veriut, për t’u shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Prej orëve të pasdites e deri në mbrëmje vonë, në zonën e veriut reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era fryn me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e me shpejtësi mesatare deri 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, hera-herës fito shpejtësi deri 17 m/s, me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
12/23
Diell re shi

Kukës
13/26
Diell re shi

Lezhë
14/25
Diell re shi

Dibër
13/23
Diell re shi

Durrës
15/28
Diell re shi

Tiranë
17/29
Diell re shi

Elbasan
14/28
Diell re shi

Berat
17/27
Diell re shi

Vlorë
21/26
Diell re shi

Korçë
12/22
Diell re shi

Gjirokastër
17/27
Diell re shi

Sarandë
12/23
Diell re shi