Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e hënë 18 maj 2026!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti vijon me kthjellime e me alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura, kryesisht pas orëve të mesditës.

Nga mesdita e deri pasdite, në çastin e vranësirave të dendura, në relievet e larta malore të vendit ka reshje shiu afatshkurtra, të izoluara e me intensitet të ulët.

Era fryn me drejtim veriperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat variojnë 5-24 gradë Celsius.