Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e martë 19 maj 2026!

Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti vijon me alternime kthjellimesh e vranësira, hera-herës deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët ishin prezente që në orët e para në juglindje. Në mesditë e deri pasdite, shirat përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, me lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, SHMU, era fryn me drejtim nga veriperëndim-perëndimi me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, fiton shpejtësi deri në 14 m/s. Deti është me valëzim të forcës 1-3 ballë. Temperaturat variojnë 7-23 gradë Celsius.