Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e premte 29 maj 2026!

Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti vijon me kthjellime e vranësira kalimtare, ndërsa përgjatë relieveve malore në jug të vendit ka reshje lokale shiu.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdeatre dhe zonave luginore, hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë. Temperaturat variojnë 12-35 gradë Celsius.