Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, në mbrëmje shira të izoluar!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti nisi me kthjellime e alternime vranësirash të pakta deri mesatare ndërsa prej orëve të mesditës, vranësirat bëhen mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në orët e vona të mbrëmjes, përgjatë vijës bregdetare e në Ultësirën Perëndimore ka reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe me intensitet të ulët.

Era fryn me drejtim jugperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet. Hera-herës, era arrin shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
13/25
Diell re shi

Kukës
9/24
Diell re

Lezhë
12/25
Diell re shi

Dibër
6/23
Diell re

Durrës
12/26
Diell re shi

Tiranë
14/27
Diell re shi

Elbasan
13/27
Diell re

Berat
9/27
Diell re shi

Vlorë
14/26
Diell re shi

Korçë
6/24
Diell re

Gjirokastër
8/27
Diell re

Sarandë
13/26
Diell re shi