Aktualitet

Pas një muaj agjërimi, besimtarët myslimanë kremtojnë nesër Fitër Bajramin!

Pas një muaji agjërimi e sakrificash, nesër besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin. Kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidaritetin me të varfrit. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton se Fitër Bajrami falet në Sheshin Skënderbej, në Tiranë. Ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon më 06:45 me leximin e Kuranit e ligjërata, ndërsa në orën 07:30 qëndrohet në namaz.

:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e dielë, më datë .., në “ ̈”, Tiranë.

Ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në : me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën : qëndrojmë në namaz.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora : deri në orën :.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Fitër Bajramin!

Në fillim të muajit që po lëmë pas, më 1 mars, besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë, nisën agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit, në përkushtim, lutje dhe bamirësi. Gjatë këtij muaji të bekuar, besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e Islamit.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, pati përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët, duke e cilësuar Ramazanin si një muaj të bekuar, një mundësi për të rritur përkushtimin shpirtëror dhe për të forcuar ndjenjën e solidaritetit.

Ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar. Është një mundësi e artë për të shprehur falënderim ndaj Tij, për të kultivuar durimin, për të rivitalizuar lidhjen tonë me Kuranin Famëlartë dhe për të rrezatuar dashuri ndaj të tjerëve.

Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.

Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar.

Allahu (xh.sh.) thotë në Kur’an: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.”

(Sureja El-Bekare, ajeti 183)

Ky mesazh hyjnor na rikujton se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.

Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë.

Lusim Allahun Fuqiplotë që të na japë forcë, përkushtim dhe sinqeritet për ta jetuar këtë muaj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përfituar nga mirësitë dhe begatitë e tij të shumta.

Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!