Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter bajramit.
Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se nesër përmbushet një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi.
“Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin”, shkruan Rama.
Edhe Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ka uruar për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, që Zoti t’u japë begati dhe lumturi.
“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.