Celebrities Gossip Showbiz

Pas propozimit, Mateo përpiqet ta puthë Brikenën, por ajo ia ndalon? “Më lër të palos rrobat”

Pas propozimit të tij për të bërë Brikenën të dashurën e tij, Mateo nuk po i jep pushim dhe vazhdon ta ndjekë nga afër në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.


Pamjet e fundit tregojnë një moment kur Brikena po palos rrobat, dhe Mateo i afrohet për të shkëmbyer një puthje. Ajo, megjithatë, duket e rezervuar dhe i thotë:

Jo tani, më vonë, më lër të palos rrobat.

Mateo i përgjigjet qetësisht se do ta respektojë, duke lënë të kuptohet se mund të provojë përsëri më vonë.

Gjuha e trupit e Brikenës tregon qartë kufijtë e saj, shpesh shtyn lehtë Mateon, dhe kur ai përpiqet ta puthë në qafë ose ta përqafojë, ajo qëndron e qetë dhe vetëm i vendos dorën në shpinë për të treguar se nuk dëshiron të shkojë më larg.

Ky dinamizëm nuk ka kaluar pa komentet e fansave. Në videot e postuara në profilin zyrtar të BBVA, shumë ndjekës kanë kritikuar ndjekjen e vazhdueshme të Mateos dhe sjelljen e rezervuar të Brikenës.

Disa madje e kanë quajtur atë “gjarpër”, duke sugjeruar se nuk e do vërtet Mateon, çka ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Gjithsesi, sonte do të mund të shihni kurorëzimin e dashurisë së tyre, live, në dy kanalet e DigitAlb dhe në YouTube.