Partia Demokratike vijoi edhe sot denoncimet me tenderat, që sipas selisë blu favorizohen njerëz të afërt me qeverinë. Deputetja Jorida Tabaku publikoi edhe dokumenta ku siç tha, faktohet që kryeministri për një periudhë 5-vjeçare i ka dhënë baxhanakut të tij tender 15 milionë euro. Kjo sipas saj i ka kushtuar miliona buxhetit të shtetit.