Një fëmijë mbeti i lënduar nga një tjetër aksident rrugor i regjistruar pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Ura e Mbrostarit në Fier, ku dy atomjete, njëra tip “Toyota” dhe tjetra “Audi” janë përplasur mes tyre. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për aksidentin.