Aksident me pasojë plagosjen e 9 personave në vendin e quajtur “Ura e Murrashit” në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një mikrobus dhe një mjet tip “Land Rover”. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Librazhdit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton shkaqet e aksidentit.