Gossip Showbiz

Përplasje në studion e “BBVA Fan Club” mes Xhenetës dhe Ronaldo Sharkës! “Nuk jam këtu për të folur me ty… shko te Gjesti”

Xheneta ishte e ftuar në programin “Fan Club“, por atmosfera u bë e tensionuar që në fillim të intervistës, pas një përplasjeje me gazetarin Ronaldo Sharka.

Ai e provokoi menjëherë duke lidhur marrëdhënien e saj me Gjestin dhe përvojën e saj në “Big Brother VIP Kosova”.

Gjatë intervistës, Heidi e pyeti Xhenetën për eksperiencën e saj në “She’s on Top”, duke e pyetur për mënyrën se si mundi të rikthejë përkrahjen e publikut pas komenteve negative.

Ndërsa Xheneta po përpiqej të përgjigjej, Ronaldo ndërhyri dhe tha me ironi:

Gjesti

Xheneta e pyeti menjëherë:

M’fal?

– ndërsa Ronaldo vazhdoi duke insistuar se Gjesti mund të ishte çelësi i suksesit për Xhenetën.

Ajo i është kthyer menjëherë duke i kërkuar të ndalonte:

Nëse kam nevojë për avokat, do të të marr, vetëm më lë të flas, nuk jam këtu për të folur për ty.

Por Ronaldo nuk ndali me provokimet. Ai e pyeti me shaka për rrogën e saj, dhe Xheneta iu përgjigj, duke e sfiduar:

S’e di sa ia vlen të të paguaj ty.

Sharka nuk u ndal dhe shtoi një tjetër ironi, duke përmendur që Gjesti ishte pak metra më tutje. Xheneta i reagoi duke thënë:

Unë jam Xheneta, shko te Gjesti dhe flit me të.

Përplasja mes tyre ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale, duke shtuar dyshime dhe diskutime të tjera.