Celebrities Magazine

Pezullimi që tronditi televizionin, Jimmy Kimmel mund të rikthehet më shpejt nga sa pritej? Si?

Jimmy Kimmel pritet të rikthehet në ekran me emisionin e tij të natës vonë, pas pezullimit të bujshëm për komentet mbi aktivistin konservator Charlie Kirk.

Sipas Variety, ai po negocion me Disney dhe ABC për kushtet e rikthimit, edhe pse ende nuk ka një marrëveshje të qartë.

Shfaqja “Jimmy Kimmel Live!” u pezullua “për një kohë të pacaktuar” pasi komentet e prezantuesit shkaktuan presion nga rrjete partnere të ABC-së si Sinclair dhe Nexstar, si dhe ndërhyrje nga kryetari i FCC-së, Brendan Carr, i cili paralajmëroi masa kundër transmetimeve.

Ky vendim ndezi debate mbi lirinë e fjalës dhe kufizimin e monologëve politikë në televizion.

Burime pranë ekipit të Kimmel thanë se ai ishte i shqetësuar për pasojat te stafi i tij prej 200 personash, të cilët do të paguhen vetëm deri javën e ardhshme, ndërsa e ardhmja e tyre mbetet e pasigurt.

Kontroversia nisi pas monologut ku Kimmel komentoi vrasjen e Charlie Kirk dhe kritikoi mënyrën se si grupet MAGA e përdorën rastin për përfitime politike.

Ky qëndrim shkaktoi reagime të ashpra: kolegët e tij Stephen Colbert, Jon Stewart, Jimmy Fallon dhe Seth Meyers i dolën hapur në krah, ndërsa konservatorët – përfshirë Donald Trump – përshëndetën pezullimin dhe e cilësuan Kimmel si “të paaftë” dhe “fake news”.

Deri tani, pavarësisht polemikave, duket se po kërkohet një kompromis që do t’i hapë rrugë kthimit të tij në ekranet e ABC-së.