Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Pini këtë ujë në mëngjes dhe trupi juaj do t’ju falënderojë! Sekreti natyral me rrush të thatë po mahnit ekspertët?

Rrushi i thatë nuk është vetëm një snack i shijshëm, por edhe një aleat i fuqishëm për shëndetin, veçanërisht për tretjen dhe pastrimin e organizmit.

Ekspertët e ushqyerjes theksojnë se ky frut i tharë përmban sasi të larta antioksidantësh dhe flavonoidesh, substanca që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave, përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe forcojnë sistemin imunitar.

Ajo që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen është uji i rrushit të thatë, një pije e thjeshtë, por me përfitime të shumta. Kur rrushi i thatë zhy tet në ujë dhe zihet, ai lëshon një pjesë të madhe të përbërësve të tij të dobishëm, duke krijuar një lëng që konsiderohet ndihmës natyral për pastrimin e trupit nga toksinat.

Sipas sugjerimeve të specialistëve, konsumimi i këtij uji mund të përmirësojë ndjeshëm tretjen, të ndihmojë mëlçinë në procesin e detoksifikimit dhe të rrisë nivelin e energjisë.

Rekomandohet që kjo kurë të përdoret për katër ditë rresht, një herë në muaj, për të vërejtur efektet pozitive në organizëm.

Si përgatitet uji me rrush të thatë?

Përbërësit:

-150 gramë rrush të thatë

-2 gota ujë (rreth 400 ml)

Uji vihet të vlojë, më pas shtohet rrushi i thatë dhe lihet të ziejë në zjarr të ulët për rreth 20 minuta.

Pas kësaj, përzierja lihet të qëndrojë gjatë gjithë natës. Uji pihet të nesërmen në mëngjes, i ngrohtë ose pak i nxehtë, rreth 30–35 minuta para mëngjesit.

Një zakon i thjeshtë, por që sipas shumë burimeve mund të sjellë ndryshime të ndjeshme në mirëqenien tuaj.