Aktualitet

Plagosja në Kamzë, identifikohet autori!

Policia e Tiranës identifikoi e shpalli në kërkim autorin e plagosjes së Marilen Jatës, mbrëmjen e djeshme në zonën e Institutit në Kamzë. Ai është shtetasi Fatmir Frroku. Sipas të dhënave paraprake, sherri mes tyre ndodhi për motive të dobëta dhe degradoi deri në përdorimin e armëve, me Frrokun që qëlloi në këmbë 40 vjeçarin. Jata ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Më herët, në njoftimin e Policisë së Shtetit, theksohej:

Rreth orës 22:20, në Spitalin e Traumës u paraqit shtetasi me iniciale M.J., rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institutit.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve spitalore.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.