Aktualitet

Plagosje me thikë në Kavajë!

Një person me probleme të shëndetit mendor ka plagosur me thikë pronarin e një marketi në Kavajë. Burime nga policia bëjnë me dije se autori hyri në dyqan dhe ka kanosur personelin. Në këtë moment ka ndërhyrë pronari dhe pas një përleshjeje me të, u qëllua me thikë.

Shtetasi Artur Ligeja mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor dhe, për momentin, është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia e Kavajës ka vënë në pranga autorin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.