Aktualitet

Plagosje në Vlorë/ 23-vjeçari paraqitet në spital me plagë thike!

Një 23-vjeçar mbeti i plagosur me thikë në fshatin Picar të Vlorës dhe u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në mjediset spitalore, i riu me inicialet Gj.I., u shoqërua nga shërbimet e Policisë, ndërsa gjendja e tij po monitorohet prej mbrëmjes së djeshme.

Policia e Vlorës po punon për kapjen e autorit, një 42 vjeçar nga fshati Lubonjë. Plagosja pasoi një konflikt për motive të dobëta.

Vlorë /Informacion paraprak

Sot (01.05), rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë u paraqit për ndihmë mjekësore shtetasi Gj.I., 23 vjeç, banues në fshatin Picar, i dëmtuar me mjet prerës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se në fshatin Picar, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin V.H., 42 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, ky i fundit e goditi me mjet prerës.

I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.