Aktualitet

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Europian jep 49 milionë euro të tjera për Shqipërinë!

Komisioni Evropian ka disbursuar një tjetër shumë prej 49 milionë eurosh për Shqipërinë, si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Fondet do të mbështesin reforma dhe investime kyçe që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, rritjen ekonomike, infrastrukturën dhe përmirësimin e qeverisjes.

Sipas njoftimit zyrtar, 22.8 milionë euro do të transferohen direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për projekte investimi përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Me disbursimin e fundit, fondet totale të përfituara nga Shqipëria në kuadër të këtij instrumenti kanë arritur në 212.8 milionë euro.

LEXO EDHE: Ministri Hoxha takim me Komisioneren Kos në Bruksel: Perspektiva evropiane e Shqipërisë e ndërtuar mbi rezultate konkrete. Standardet e BE, prioriteti ynë

Përveç Shqipërisë, Komisioni Evropian ka miratuar edhe 44.2 milionë euro për Malin e Zi dhe 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE: BE sqaron situatën me fondet për Serbinë, Marta Kos: Nuk ka ngrirje formale, por as pagesa të reja