Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola kërkoi prej drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e rasteve të ndalimit në rrugë. Sipas tij në këtë periudhë të gushtit janë konstatuar edhe bllokim të akseve për shkak të mbingarkesës. Masa shtesë policia ka marrë edhe për pelegrinazhin në Malin e Tomorit. Gjithashtu, mbingarkesë trafiku pothuajse konstante është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë – Lezhë.