Aktualitet Rajoni

Pranimi i emigrantëve, Shqipëria fiton zemrën e italianëve

Mediat italiane vazhdojnë t’i bëjnë jehonë gjestit të Shqipërisë për të marrë 20 emigrantë eritreas nga anija diçoto. Kryeministri Rama i ftuar në “Telenord” në Genova kur u pyet përse Tirana do të marrë emigrantët, dha këtë përgjigje. “Italia ka qenë shteti më mikpritës në Europë në 30 vitet e fundit, por u la e vetme. Ne ndërhymë duke shpresuar që Europa të bënte diçka konkrete për të zgjidhur problemin”.