“Presidenti i Republikës është Ilir Meta”, ishte deklarata e ish-banores së BBV4, Rizarta Hoxha një javë më parë në “E Diell” që bëri bujë. Blogerja sqaroi se në fakt ishte ironi për pushtetin. Madje ajo thotë se “shpresoj që presidenti të jetë zgjuar”.
“Mendoj se u kuptua. Sqarimi nuk është shumë i nevojshëm, ishte ironi dhe kritikë e pushtetit që kemi. Ku janë drejtuar fijet e pushtetit dhe pse kemi një politikë kaq të fjetur.
Presidenti paraardhës ishte në burg, rrjedhimisht kuptohej që nuk ishte ai. Shpresojmë që presidenti të jetë zgjuar dhe është gjë e mirë që e njeh e gjithë Shqipëria“-tha Rezarta.
Madje Rezarta kritikoi edhe dekretimin e zgjedhjeve nga presidenti Begaj.
Rikujtojmë gjithashtu se në lidhje me angazhimin e saj në “Rrethin Katror”, që është një rubrikë e programit “E Diell”, në Top Channel, para se të niste si eksperiencë ajo u shpreh:
Në fakt ishte dhe dëshira e imja të isha pjesë e “Rrethit Katror”, gjithmonë më ka pëlqyer si rubrikë, e kam ndjekur. Më pëlqen që ka një rubrikë, një emision në televizionet shqiptare që diskutohen tema të rëndësishme, tema polarizuese. Të paktën njerëzit japin opinionet e tyre, e në një farë mënyre ndikojnë edhe tek audienca që i dëgjon. Këto lloj emisionesh më kanë tërhequr gjithmonë dhe prandaj jam pjesë e tyre.