Auto & Moto

Prezantohet “bisha” e re Defender Outbound!

Së fundmi kompania e makinave Land Rover ka prezantuar për publikun makinën e re Defender Outbound të vitit 2024 e cila ka një pamje me të vërtetë spektakolare. Outbound është e kuruar në çdo detaj të saj dhe vjen me një motor benzinë 400 dhe nafte 300, teksa modelet janë të disponueshme me 5 dhe 8 vende.

Motori i tij 5 litërsh që prodhon 493 kuaj-fuqi, i mundëson shpejtësinë nga 0-100 km/h për 5.7 sekonda. Sa i përket Defender 110, blerësit mund ta porositin në paketën Country Exterior Pack.

Rikujtojmë, se për të dytën herë rradhazi Hyundai ka rrëmbyer Çmimin Botëror të Makinës së Vitit. Vitin e kaluar ishte modeli Ioniq 5 i Hyundai-t që mori titullin Makina Botërore e Vitit dhe tani është radha e Ioniq 6 të ri. E megjithatë të dy nuk mund të ishin më ndryshe, Ioniq 6 nuk ndoqi dizajnin e Ioniq 5 dhe makinat janë aq të ndryshme sa nuk duken sikur janë bërë nga i njëjti prodhues.