Auto & Moto

Çmimi Botëror i Makinës së Vitit shkon për…

Për të dytën herë rradhazi Hyundai ka rrëmbyer Çmimin Botëror të Makinës së Vitit. Vitin e kaluar ishte modeli Ioniq 5 i Hyundai-t që mori titullin Makina Botërore e Vitit dhe tani është radha e Ioniq 6 të ri. E megjithatë të dy nuk mund të ishin më ndryshe, Ioniq 6 nuk ndoqi dizajnin e Ioniq 5 dhe makinat janë aq të ndryshme sa nuk duken sikur janë bërë nga i njëjti prodhues.

Gjatë panairit të automjeteve në New York 2023 që po zhvillohet, modelit Ioniq 6 iu dhanë fillimisht çmimet “World Design Car” dhe “World Electric Vehicle”, për të marrë përfundimisht titullin e përgjithshëm të Makinës Botërore të Vitit 2023. Por ky nuk ishte fundi i çmimeve për Grupin Hyundai, modelit Kia EV6 GT iu dha titulli i Makinës Botërore për Performancë 2023.