Aktualitet

Provimet e vjeshtës, ja datat për 3 mijë e 500 maturantët mbetës

Maturantët që rezultuan mbetës në provimin e Gjuhës së Huaj i testuan sot sërish njohuritë në këtë provim. Në total janë rreth 3 mijë maturantë, që nga sot do të japin provimet e vjeshtës. I dyti është ai i Gjuhës Shqipe dhe do të zhvillohet më datën 30 gusht. Më 3 shtator jepet ai i matematikës ndërsa testimi i fundit do të jetë ai i lëndëve me zgjedhje 7 shtator.