Politikë

PS-PD dërgojnë emrat e deputetëve, Kuvendi i miraton! (LISTA)

Pas seancës së kaosit, opozita dhe mazhoranca gjetën konsensusin për të miratuar kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare.

Në seancën plenare të ditës së sotme, PD dhe PS miratuan përbërjen e komisioneve duke zgjidhur kështu ngërçin që ishte krijuar për shkak të opozitës, e cila emrat po i mbante në sirtar pasi nuk ishte dakord me ndarjen e re 7 me 4.

Me 94 vota pro u miratuan anëtarët e 11 komisioneve të përhershme, ndërsa me 87 vota pro anëtarët zëvendësues.

Deputeti që votoi kundër është Erlad Kapri, nga Partia Mundësie e Agron Shehajt.

Seanca që duhej të ishte vetëm procedurë për miratimin e emrave, zgjati më shumë nga sa ishte parashikuar për shkak të këmbënguljes së PD që të ripërsëritej seanca e kaluar që zgjati vetëm 25 minuta dhe vetëm me votat e socialistëve u miratua programi qeverisës.

Në ‘bllok’, opozitarët morën radhën një nga një, duke kërkuar sërish mundësinë që të flasin për programin qeverisës, e duke theksuar se në asnjë rast nuk penguan kryeministrin të flasë, por ministren ‘antikushtetuese’ Diella, të cilën tashmë e kanë dërguar në Kushtetuese bashkë me rregulloren e të Kuvendit.

Emrat:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

1. Milva Ekonomi Kryetare
2. Erion Braçe Nënkryetar
3. Zamira Sinaj Sekretare
4. Admir Kadeli
5. Adi Qose
6. Elton Korreshi
7. Antoneta Dhima

Zëvendësues

1. Aulona Bylykbashi
2. Ceno Klosi
3. Ermal Pacaj

• Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

1. Ulsi Manja Kryetar
2. Damian Gjiknuri Nënkryetar
3. Aurora Mara Sekretare
4. Ermal Pacaj
5. Olsi Komici
6. Zegjine Caushi
7. Erjona Ismaili
8. Aulona Bylykbashi

Zëvendësues
1. Bledi Como
2. Xhenis Cela
3. Erjo Mile

• Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

1. Bledar Çuçi Kryetar
2. Olta Xhaçka Nënkryetare
3. Ilirjan Pendavinji Sekretar
4. Hysen Buzali
5. Agron Malaj
6. Bujar Rexha
7. Aurora Mara

Zëvendësues
1. Romina Kuko
2. Arkend Balla
3. Ardit Bido
4. Brunilda Mersini

• Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

1. Evis Kushi Nënkryetare
2. Hatixhe Konomi Sekretare
3. Ogerta Manasterliu
4. Alma Selami
5. Ana Nako
6. Lindita Nikolla
7. Zamira Sinaj

Zëvendësues

1. Etleva Budini
2. Erjo Mile

• Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale;

1. Eduard Shalsi Nënkryetar
2. Enriketa Jaho Sekretare
3. Vasil Llajo
4. Brunilda Mersini
5. Ani Dyrmishi
6. Asfloral Haxhiu
7. Hysen Buzali

Zëvendësues
1. Olta Xhacka
2. Ilir Pendavinji
3. Loer Kume
4. Klodiana Spahiu

• Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

1. Anila Denaj Kryetare
2. Ceno Klosi Nënkryetar
3. Ilva Gjuzi Sekretare
4. Klevis Jahaj
5. Ornaldo Rakipi
6. Vullnet Sinaj
7. Besa Spaho

Zëvendësues
1. Bora Muzhaqi
2. Hatixhe Konomi
3. Antoneta Dhima

• Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

1. Iris Luarasi Nënkryetare
2. Ardit Bido Sekretar
3. Ramion Kurti
4. Etleva Budini
5. Kiduina Zaka
6. Piro Dhima
7. Arbjan Mazniku

Zëvendësues
1. Sara Mila
2. Alma Selami

• Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

1. Blendi Klosi Kryetar
2. Fadil Nasufi Nënkryetar
3. Saimir Hasalla Sekretar
4. Agron Gaxho
5. Genti Lakollari
6. Tërmet Peçi
7. Ornaldo Rakipi

Zëvendësues
1. Ana Nako
2. Kiduina Zaka
3. Ilirian Pendavinji

• Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

1. Erion Malaj Nënkryetar
2. Arkend Balla Sekretar
3. Xhenis Çela
4. Loer Kume
5. Skënder Pashaj
6. Klodiana Spahiu
7. Ramion Kurti

Zëvendësues
1. Admir Kadeli
2. Evis Kushi
3. Marjana Koceku

• Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

1. Igli Hasani Kryetar
2. Bora Muzhaqi Nënkryetar
3. Marjana Koçeku Sekretar
4. Sara Mila
5. Ervin Hoxha
6. Romina Kuko
7. Taulant Balla
8. Klodiana Spahiu

Zëvendësues

1. Iris Luarasi
2. Skënder Pashaj
3. Vasil Llajo

• Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

1. Fatmir Xhafaj Kryetar
2. Ermal Elezi Nënkryetar
3. Aulona Bylykbashi Sekretar
4. Bledi Çomo
5. Erjo Mile
6. Onid Bejleri
7. Erjona Ismaili

Zëvendësues

1. Erjon Malaj
2. Saimir Hasalla