Edhe kjo fundjavë shënon fluks të qytetarëve nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar. Moti i vranët e me rreshje shiu nuk i ka penguar dhe në vetëm 2 orë, në pikën kufitare të Morinit, mbi 15 mijë qytetarë kaluan traun duke hyrë në territorin shqiptar. Për të shmangur rradhët, Policia Kufitare punon me kapacitet të plotë të sporteleve dhe me procedurë të përshpejtuar. Në krye të preferencave të pushuesve nga Kosova janë Shëngjini, Velipoja e Durrësi, por të shumtë janë dhe ata që zgjedhin plazhet e jugut.