Për herë të parë kryeministri Edi Rama flet për 20 emigrantët që Shqipëria do të marrë nga Italia. Në një intervistë për Corriere della Sera, ai tha se vendimi nuk është tregti me BE-në për çështjen e integrimit, pasi të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre. Pyetjes a do të pranojë Shqipëria më shumë emigrantë në të ardhmen? Rama u përgjigj se kjo “nuk do ta zgjidhte problemin”.,