Aktualitet

Rama: “Ka filluar të ndihet ndryshimi, zyrat e shtetit po japin më tepër zgjidhje”

Edi Rama mblodhi sot koordinatorët e bashkëqeverisjes. Kryeministri deklaroi se: “Në zyrat e shtetit ka filluar të ndihet ndryshim dhe aktivitet i ndërgjegjshëm. Ka shumë më tepër zgjidhje. Është fakt që platforma shqiperiaqeduam.al funksionon për këdo”, deklaroi kreu i qeverisë. Ai theksoi se masat ndaj atyre që nuk kryejnë detyrën, nisin nga vërejtjet, deri në ndjekje penale pas lirimit nga detyra.