Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Air Albania, qytetarët i ankohen për çmimet e biletave

“Air Albania” është një nga projektet ku kryeministri Edi Rama është fokusuar së tepërmi duke publikuar herë pas herë avionë me këtë logo etj.Pasi një ditë më parë e postoi në Instagram, këtë mëngjes Rama ka publikuar videon e ndërtimit të avionit Air Albania. Por qytetarët në komentet e tyre vijuan kritikat për shërbimet e çmimet e shtrenjta të biletave.