Aktualitet

RCC, Shqipëria e fundit në rajon për luftën kundër korrupsionit

Shqipëria e fundit në rajon për luftën kundër korrupsionit. Krahasimi u bë nga Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC). Nga të dhënat konstatohet se vendi ynë përgjatë kësaj dekade ka pasur numrin më të ulët të çështjeve të hetuara për korrupsion në raport me vendet e tjera të Ballkanit. Gjithashtu dokumenti pohon se Shqipëria hetoi gjithsej për korrupsion gjatë 2016-s, vetëm 0.51 % të çështjeve, teksa në vendet fqinje, numri ishte shumë më i lartë.