Aktualitet

Pasaportat më të fuqishme në botë, ja në cilin vend renditet Shqipëria

Ditën e sotme është publikuar edhe lista me pasaportat më të fuqishme në botë dhe për të katërtin vit radhazi, Japonia renditet e para me 191 destinacione. Kreun e kësaj liste e mbajnë sërish vendet aziatike pasi pas saj në vend të dytë vjen Singapori me 190 destinacione.

Vendin e tretë e ndajnë 2 shtete të fuqishme, Korea e Jugut dhe Gjermania me 189 destinacione dhe jo shumë larg tyre qëndrojnë Italia, Finlanda, Spanja dhe Luksenburgu.

Edhe disa shtete Europiane zënë vend në 10-shen e pasaportave më të fuqishme. Ndër to përmendim Suedinë, Francën, Portugalinë, Holandën e Irlandën me nga 189 destinacione.

Sa i përket Shqipërisë ajo renditet e 52-ta me pasaportën shqiptare ku mund të udhëtohet pa vizë në 114 shtete. Sakaq, Kosova zë vendin e 104-t.