Reperi i njohur Tory Lanez është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në burg dhe është dërguar me urgjencë në spital, raportoi “The Post”.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës në oborrin e Institucionit Korrektues të Kalifornisë (CCI) në Tehachapi, ku ai po vuan një dënim me 10 vjet për plagosjen e këngëtares Megan Thee Stallion.
Burimet thanë se një i burgosur tjetër e goditi disa herë me thikë, ndërsa motivet e sulmit mbeten të paqarta. Gjendja e tij kërkoi menjëherë ndërhyrje mjekësore.
Pavarësisht dënimit, ai dhe ekipi i tij ligjor vazhdojnë të pretendojnë pafajësinë, ndërsa ai ka të drejtë për lirim me kusht në vitin 2029.