Aktualitet

Reshje shiu në Korçë, përmbytet Pazari i Vjetër

Reshjet e shiut që u regjistruan pasditen e sotme në qytetin e Korçës sollën probleme në qytet. Si pasojë u përmbytën disa prej rrugëve të Pazarit të Vjetër, ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të hequr ujin, i cili ka depërtuar në katet e nëndheshme të 4 prej bizneseve. Pasi kanë pushuar reshjet situata në qytet është normalizuar.