Ribllokohet ngritja e Kushtetueses. Kur duhen dhe 2 anëtarë që të plotësohet 6-shja që e bën gjykatën funksionale, 6 kandidatë nuk plotësojnë kushtet, ndërsa 3 u tërhoqën. Nga verifikimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtës, KED, rezultoi se Besnik Muçi, Ardita Alsula, Shaqir Hasanaj, Vjosa Bodo, Vasil Bendo dhe Dedë Kasneci nuk plotësonin kriteret ligjore për të vazhduar garën. Ndërkaq, prej saj u tërhoqën Klodian Rado, Prel Martini dhe Envi Hicka. Me vetëm 4 anëtarë që ka aktualisht, Gjykata Kushtetuese nuk plotëson kuorumin e vendim-marrjes.