Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, javën e kaluar u kritikua nga shumë fansa në rrjetin social Instagram, pasi vendosi ta festojë 30-vjetorin e saj në një restorant në Londër me shumë persona, gjë që është kundra ligjit.
Rita ka kërkuar ndjesë për herë të dytë publikisht, por kësaj rradhe për një udhëtim të bërë në Egjipt në kohë pandemie.
Thuhet se këngëtarja kishte shkuar në Egjipt për një performancë dhe kur ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar nuk kishte respektuar karantinën 14-ditore, e cila është e detyrueshme për çdo njeri që udhëton jashtë vendit.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, Rita shkoi në Kairo në 21 nëntor dhe u kthye në Londër të nesërmen. Gjithsesi këngëtarja nuk u fut në izolim për 14 ditë, madje shkoi në festën e saj të ditëlindjes më 28 Nëntor sikur asgjë të mos kish ndodhur. Festë për të cilën kërkoi falje në Instagram, duke thënë se ishte treguar e papërgjegjshme dhe se nuk e justifikonte asgjë veprimin e saj.
Ndërkohë, në një deklaratë të bërë në një media ajo tha: ”Së fundmi shkova në Egjipt për të performuar në një event të një koorporate private dhe të gjithë ata që udhëtuan me mua ndoqën protokollin dhe kishin rezultuar negativë nga COVID, ashtu siç kërkonin autoritetet egjiptiane. Pasi u ktheva në Britani, duhet të kisha ndjekur rregullat e qeverisë dhe të izolohesha për periudhën e caktuar. Siç e dini, nuk e bëra këtë dhe kërkova falje më herët këtë javë. Kërkoj ndjesë sërish. Doja të shtoja që nuk jam testuar, as më parë dhe as tani si pozitive me COVID-19, kam rezultuar gjithmonë negative dhe po ashtu edhe familja ime.”
Këngëtarja i ka kërkuar fansave që mos ndjekin shembullin që ka dhënë me veprimet e saj dhe të zbatojnë protokollet e sigurisë:
”E kuptoj që fjalët e një ylli të muzikës nuk kanë shumë peshë tek njerëzit, sidomos nga dikush që i ka thyer rregullat si unë, por shpresoj që mos të ndjekin shembullin tim. Mesazhi im është i thjeshtë: Mos bëni si unë, turpi dhe faji që kam ndjerë gjatë kësaj jave është shumë i madh. Ju duhet të ndiqni këshillat e qeverisë dhe të mjekëve, heronjëve tanë të shërbimit shëndetsor. Unë do të dëgjoj kritikat që më keni bërë dhe shpresoj që një ditë të mund ta shlyej këtë gabim, sidomos ndaj fansave dhe njerëzve që më kanë qëndruar gjithmonë pranë. Pagesën që mora nga performanca në Egjipt do ta dhuroj për bamirësi. Tregohuni më të mirë se unë dhe mësoni nga gabimet e mia.”