Celebrities Showbiz Sport

Rita Ora mbështet Kosovën dhe Shqipërinë: Fat të mbarë, bëni histori sonte!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shpreh mbështetjen për Kosovën dhe Shqipërinë përmes një postimi në Instagram, në prag të ndeshjeve të rëndësishme të futbollit për ëndrrën e Botërorit, që sot zhvillohen në Varshavë e Bratislavë.

Në mesazhin e saj, ylli i muzikës iu uron “fat” të dyja përfaqësueseve, duke shprehur shpresën që të bëjnë histori dhe të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës.

Fat të mbarë, shpresoj të bëjnë histori dhe të kualifikohen në Kupën e Botës këtë vit!

Postimi është shoqëruar me një imazh ku shfaqen futbollistët e të dyja kombëtareve, së bashku me mesazhet “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”.

 

Sonte nga ora 20:45, Kosova përballet me Sllovakinë, ndërsa Shqipëria me Poloninë dhe të dyja ndeshjet transmetohen në Digitalb e komentohen live në Top Albania Radio, prej orës 19:30 në emisionin Pasó.