Showbiz

Rita Ora nis fushatën online: “Artistët për jetën e personave me ngjyrë”

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora po bën pjesën e saj për racizmin që duket se ka ngritur në këmbë të gjithë amerikën pas vdekjes së George Floyd.

Bukuroshja ka nisur një fushatë online të quajtur “Artistët për jetën e personave me ngjyrë”, ku do të promovojë nëpërmjet platformave të saj, fondacione të ndryshme jo-fitimprurëse që luftojnë diskriminimin dhe racizmin në Amerikë e jo vetëm.

“Çdo javë unë do të postoj profilet e fondacioneve të ndryshme të cilat ju më pas do të mund t’i ndiqni dhe të mësoni akoma më shumë detaje dhe ju mund të zgjidhni atë e cila ju duket më e përshtatshme dhe të kërkoni ndihmë nëse ju nevojijet” -shkroi Rita në Instagram duke ftuar të gjithë personazhet e famshëm të bëjnë të njejtën gjë.