Aktualitet

Rruga e vdekjes në Arapaj. Banorët kërkojnë më shumë kontrolle nga Policia e Shtetit

Banorët e fshatit Arapaj në Roskovec kërkojnë vendosjen e ndriçimit, sinjalistikës, si dhe pengesave në rrugë. Në panik pas aksidentit me vdekje të dy të rinjve, ata bëjnë thirrje edhe për më shumë kontrolle nga Policia e Shtetit. Banorët thonë se shkolla fillon së shpejti dhe godina ku mësojnë 500 nxënës ndodhet buzë rrugës.