Policia ruse arrestoi rreth 25 aktivistë të të drejtave të homoseksualëve të cilët morën pjesë në një protestë të paligjshëm, në Shën Petersburg. Ata u mblodhën duke sfiduar urdhrin për ndalimin e zhvillimit të tubimit. Organizatorët kishin paralajmëruar grumbullimin për të kërkuar lirimin e një personi që protestoi pasi u refuzua kërkesa për të mbajtur një paradë.